Atentat çiftit shqiptar në Athinë, breshëri plumbash drejt makinës së tyre, një i vdekur

9 Maj 2024, 21:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentat çiftit shqiptar në Athinë, breshëri plumbash drejt
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Athinë. Një çift shqiptar është qëlluar në makinë dhe mësohet se burri, ka ndërruar jetë.

Mësohet se burrë dhe grua kanë qenë shënjestra e një atentati në rrugën Mesologjiu në Athinë. Ata u qëlluan me armë në automjetin e tyre, teksa burri ka vdekur në vend, gruaja e plagosur po dërgohet në spital.

Burime policore thanë për gazetarin Artur Bibe se viktimat u qëlluan nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.

 

Po ndodh...

ide