Drogë dhe armë në makinë, arrestohet dy persona në Tiranë! Si ranë në prangat e policisë

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit, ndërsa sekuestrohen doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga.
Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit:
-E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtyre dy shtetasve, sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza në një ambient në përdorim nga shtetasi E. F. dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
