2-vjeçari u përplas për vdekje në afërsi të banesës së tij, policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Fushë Domje

8 Mars 2025, 20:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

2-vjeçari u përplas për vdekje në afërsi të
Policia e Tiranës ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Fushë Domje, ku një 2-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet në afërsi të banesës së tij.

Policia sqaroi se pas ngjarjes ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin Y. M., 58 vjeç, i cili aksidentoi fëmijën.

Shtetasi Y. M. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Po ashtu, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz” me të cilin ai shkaktoi aksidentin.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;

Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.

Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.

Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128