‘21 janari’/ Ish-prokurori i Krimeve të Rënda zbulon prapaskenat: Ja çfarë kërkoi Gjykata e ‘Strasburgut’
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, është shprehur se Gjykata e Strasburgut nuk ka kërkuar rihetim të vrasjes së Aleks Nikës në 21 janar, por vijimin e hetimeve në mënyrë të kujdesshme.
Komentet Beci i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se Gjykata e Strasburgut ka bërë të qartë që në hetimet e çështjes ka pasur shumë mangësi.
Ai shtoi gjithashtu se sipas Gjykatës së Stransburgut është tejkaluar forca për mbrojtjen e Kryeministrisë, duke shkelur nenin 2, të drejtën për jetën.
“Konkluzioni i parë dhe kryesor nga Gjykata e Stransburgut është se Republika e Shqipërisë ka mangësi shumë të mëdha në legjislacion për përdorimin e armëve të zjarrit nga autoritetet shtetërore (Garda dhe Policia) dhe e dyta ka mëngësi shumë të mëdha në legjislacion përsa i përket mënyrës së mbrojtjes së këtyre pronave të rëndësishme shtetërore, siç ishte rasti i Kryeministrisë.
Gjykata ka thënë se mënyra e mbrojtjes së selisë së Kryeministrisë ka kaluar çdo formë duke shkelur rëndë nënin 2 të Konventës Europiane, që është e drejta për jetën. Rregullimi i parë që bëhet është legjislacioni.
Përsa i përket procesit të rihapjes, shkeljeve të nenit 2, Gjykata ka qenë e qartë që është tejkaluar forca, kemi një vrasje të pajustifikuar. Përsa i përket momenteve proceduriale, duhet të jemi të vëmendshëm.
Përsa i përket çështjeve të hetimeve paraprake, Gjykata e Stransburgut nuk ka ndërhyrje të drejpërdrejtë në legjislacionin e brendshëm shqiptar. Sepse çështja e vrasjes së Aleks Nikës është e hapur në Gjykatën e Tiranës si hetim. Atëherë çfarë rihetimi kërkojmë? E prat ë vazhdojnë përpjekjet për hetimet dhe të vijojë procesi. Gjykata ka përcaktuar edhe mangësitë në hetim”, është shprehur Beci.
ide
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Edi Rama krekoset si kaposhi në majë të plehut!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128