”5 mijë euro ose të publikoj fotot”/ Ky është 30-vjeçari nga Bulqiza që u arrestua për shantazh
20 Shtator 2024, 11:37 / AKTUALITET
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shantazhimin e një vajze me kërcënimin se do të publikonte fotot e saj private.
Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Vucaj, 30 vjeç, banues në Bulqizë, mbi të cilin rëndojnë akuzat për “Përndjekje” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, bazuar në nenet 121/a/2 dhe 109/b të Kodit Penal.
I. V. ka qenë më herët shtatë herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe është dënuar për krime në fushën e narkotikëve në Zvicër.
Ai dyshohet se ka përndjekur një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, si fizikisht ashtu edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, duke u kërcënuar se do të publikonte foto dhe video personale të saj në internet.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
