A do betohet Fredi Beleri? Kryebashkiaku bën kërkesën urgjente nga burgu

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka kërkuar leje për të dalë nga paraburgimi ditën e martë, për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit.
Ndryshe nga kryebashkiakët e tjerë të dalë nga zgjedhjet e 14 majit, të cilët po mandatohen në Këshillat Bashkiakë, Beleri ndodhet i arrestuar me akuzën për korrupsion zgjedhor.
Për këtë arsye, ai ka dërguar në 3 institucione të ndryshme, në Prokurorinë e Posaçme, Gjykatën e Posaçme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve kërkesën për të lënë qelinë dhe për të marrë pjesë në ceremoninë, që do i jepte zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë Himarë.
Dokumenti i dorëzuar nga avokatët për leje të veçantë mësohet se ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa institucioni përgjegjës për miratimin ose refuzimin e saj është prokuroria e Posaçme, SPAK.
Kërkesa pritet të shqyrtohet të hënën, në konsultim me prokurorinë, një ditë para datës së caktuar për betimin e kandidatit të Berishës dhe Metës në Himarë.
Sipas ligjit lejet në burgje janë dy llojesh, shpërblyese dhe të veçanta. E para bën fjalë për leje të individëve që janë dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa lejet e veçanta përfshijë edhe personat që janë në masë arresti në burg, si rasti i Fredi Belerit.
Por, që leja të aprovohet ligji kërkon të plotësohen kushtet e ngjarjeve të rëndësishme familjare të personave të afërt me të pandehurin në masë arresti. Në rast miratimi të lejes, i pandehuri shoqërohet me efektiva policie gjatë çdo lëvizje që kryen jashtë paraburgimit për të shmangur arratisjen.
Fredi Beleri dhe anëtari i shtabit të tij elektoral Alfred Kokaveshi ranë në pranga më 12 maj 2023 pasi u arrestuan duke dhënë 40 mijë lekë të reja tek një agjent i infiltruar i prokurorisë së Vlorës, në këmbim të votave të 8 qytetarëve të Himarës. Pak ditë pas arrestimit të Belerit, dosja e tij u transferua në SPAK, ndërsa gjykata e posaçme ka refuzuar kërkesat e tij për lirim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



