“A e dini kush jemi ne?”/ Si ndodhi përplasja në Elbasan, ku u arrestua për 48 orë Bujari i “Delta-s”

26 Nëntor 2025, 14:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

“A e dini kush jemi ne?”/ Si ndodhi përplasja në Elbasan,

Një ndërhyrje e Policisë së Elbasanit për zbulimin e disa personave të armatosur në një lokal të qytetit, u sfumua për shkak të një incidenti mes prokurorit të çështjes, Gjergj Ceka dhe avokatit Ulian Bajrami, gjatë shqyrtimit të masave të sigurimit.

Ky episod, i cili u pasua me mbajten për shumë orë në dhomat e komisariatit të Elbasanit avokatin, shmangu tërësisht vëmendjen publike nga ngjarja, pra arrestimi i disa personave.

Boldnews.al” ka siguruar vendimin e gjykatës së Elbasanit mbi ngjarjen. Në grupin prej më shumë se 10 personave të arrestuar nga policia e qytetit ishte edhe një emër i njohur i zonës. Bujar Muça, i njohur ndryshe edhe si “Jari i Deltës”, për shkak të lidhjeve të ngushta të tij me kompaninë e hidrosanitarëve “Delta Holding”, u arrestua për “moskallëzim krimi”.

Në foto: Bujar Muça

Ai u lirua nga salla e gjyqit vetëm tre ditë pas arrestimit, pasi gjyqtarja Megi Strakosha caktoi masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, të njëjtën që kishte kërkuar edhe Prokuroria e Elbasanit.

Në aktet që Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në gjykatë rezulton se, në 13 Tetor 2025, në sallën operative të policisë së qytetit mbërriti një telefonatë anonime, ku njoftonte praninë e disa personave të armatosur në një restorant, në afërsi të aksit rrugor Bradashesh-Metalurgji.

Në foto: Restoranti në Elbasan, ku u krye ndërhyrja policore

Sipas relacionit të përgatitur nga oficerët e Policisë Gjyqësore thuhet se: “Menjëherë është organizuar puna, duke u mbledhur dy grupe së bashku me pajisjet policore, për të bërë ndërhyrjen”.

Në ndihmë të forcave policore ka shkuar edhe një grup i Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

“A e dini kush jemi ne?”

Rreth orës 15:20 “kemi ndërhyrë në lokal, ku një grup operacional me trë punonjës ka hyrë nga pjesa e pasme e lokalit. Pjesa tjetër e grupit ka hyrë nga dera kryesore e lokalit. Në momentin e ndërhyrjes, në krahun e djathtë të hyrjes kryesore të lokalit, prane banakut, ishte një tavolinë me rreth dhjetë persona. U prezantuam si punonjës policie, duke qenë të veshur me jelekë me mbishkrimin “Policia ”, si edhe punonjësit e tjerë me uniformë, ku i kemi bërë të ditur se ndaj tyre do të ushtrohej një kontroll fizik. Disa nga këta shtetas na kanë komunikuar në momentin e parë të ndërhyrjes në lokal, duke na thënë: “A e dini me kë keni të bëni?”, “Do mbani përgjegjësi për veprimet që po bëni”.

Në vijim, oficerët e Policisë Gjyqësore referojnë se disa prej personave që gjendeshin në tavolinë kanë kundërshtuar me dhunë verbale efektivët blu. Gjatë kontrollit fizik të shtetasve që gjendeshin në tavolinë, Policia gjeti dy armë pa leje dhe një armë të tretë, e cila, pas veprimeve të mëtejshme proceduriale në Prokurori, rezultoi me leje.

Në foto: Pjesë nga vendimi i gjykatës së Elbasanit

Në kuadër të operacionit, Policia e Elbasanit kreu arrestimin e Stefan Memelit, Akil Kërtushës dhe Endëri Doda, për “armëmbajtje pa leje”. Me këtë arsyetim u arrestua fillimisht edhe Ervin Cani, i cili provoi se armën e kishte me leje, si punonjës i një kompanie sigurie fizike.

Po ashtu, Policia arrestoi për “kundërshtim të forcave të rendit” shtetasit Hanson Mullahi, Maksim Suçi dhe Egi Çaushi.

Ndërkohë, për “moskallëzim krimi” u arrestuan në flagrancë Bujar Muça, J. Z. (i mitur), Arjan Doda, Jugers Mullahi, Blerim Heta, Taulant Zykollari dhe Ergys Tusha.

Në 17 Tetor 2025, Gjykata e Elbasanit dha masat e sigurimit për personat e arrestuar. Sipas vendimit të lexuar nga “Boldnews.al”, rezulton se gjyqtarja Megi Strakosha caktoi 5 masa “arrest me burg”, një “arrest në shtëpi” dhe 7 masa “detyrim për paraqitje”, si vijon:

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për personin nën hetim Ergys Tusha, për një afat prej 60 ditë.
Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Hanson Mullahi.
Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Ervin Cani
Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Tauland Zykollari,
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Stefan Memeli.
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Akil Kërtusha.
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Maksim Suçi.
Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Bujar Muça.
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Egi Çaushi.
Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Blerim Heta.
Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Jugers Mullahi.
Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim Arjan Doda,
13.Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim Endëri Doda, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë për të miturin në konflikt me ligjin J.Z./BoldNews

Po ndodh...