Aksident fatal në Kallm të Vogël, makina del nga rruga, humb jetën 63-vjeçari
24 Gusht 2025, 10:42 / AKTUALITET

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël të Fierit.
Sipas policisë, një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 63-vjeçar.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një atak kardiak i pësuar nga viktima gjatë drejtimit të makinës.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

