Aksident gjatë natës në Gjirokastër, makina merr para këmbësorin

3 Gusht 2025, 09:12 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident gjatë natës në Gjirokastër, makina merr para

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”.

Policia thotë se një 29 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Rreth orës 22:30, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavije", në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Glinës", shtetasi T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Po ndodh...