Aksident në Kavajë/ Makina bie në kanal, humb jetën shoferja 30-vjeçare (EMRI)
10 Mars 2023, 13:37 / AKTUALITET

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në rrugët e vendit tonë, duke humbur jetën një vajzë. Ngjarja ndodhi në Kavajë.
Një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ, ka rënë në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferja 30-vjeçare Rovena Cara.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



