Emrat/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Krujë, “Audi” përplaset me furgonin e një fasonerie, ka të plagosur
16 Shkurt 2024, 16:41 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një furgon fasonerie, e si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Nga informacionet e marra deri tani, një nga të plagosurit është nisur drejt spitalit të Traumës.
Mësohet se në aksident është përfshirë një autoveturë tip “Audi” me një furgon.
Të plagosur kanë mbetur Nezir Neziri, shofer i furgonit, dhe Gëzim Hoxha, shofer i “Audit”.
Ndërkohë drejt Traumës është transportuar Neziri.
Fatmirësisht në momentin e përplasjes furgoni ka qenë pa punëtorë.
Shkak dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave e “Audi”, dhe ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e furgonit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

