Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike
4 Gusht 2025, 17:58 / AKTUALITET
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit” . Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.
Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit , i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier , ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE , për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
