EMRI/ Aksident i rëndë në dalje të Vorës, humb jetën 35-vjeçari, plagosen dy pasagjerët
19 Shtator 2025, 10:00 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë është regjistruar në dalje të Vorës, pasi dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas uniformave blu, ka humbur jetën Flobert Ajazi, 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai.
Të lënduarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

