Aksident i rëndë në Durrës/ Makinat përplasen te “Katër Rrugët e Shijakut”, humbet jetën 26-vjeçari

23 Shtator 2025, 08:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Durrës/ Makinat përplasen te

Policia e Durrësit njofton se: “Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”.

Po ndodh...