Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

6 Dhjetor 2025, 18:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit në vendin e quajtur Zall-Bastar.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur 4 persona.

Siç shihet edhe nga pamjet, njëra nga makinat është kthyer përmbys. Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë pikas aksidentin dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar në vendngjarje, ku dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, paraprakisht mendohet lagështira në rrugë si dhe shpejtësia  e madhe.



Po ndodh...

ide