Elon Musk sulmon BE-në: Duhet të shfuqizohet, të kthehet sovraniteti i shteteve

6 Dhjetor 2025, 19:32 / BOTA ALFA PRESS

Elon Musk sulmon BE-në: Duhet të shfuqizohet, të kthehet

Miliarderi Elon Musk ka sulmuar publikisht Bashkimin Europian, duke deklaruar se BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti të rikthehet te shtetet e veçanta.

Komisioni i BE-së ka vendosur një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X për shkelje të rregullave evropiane që rregullojnë përmbajtjen në rrjetet sociale.

Kjo shpjegon sulmin e drejtpërdrejtë të manjatit ndaj autoriteteve të Brukselit.

Gjithashtu, mesazh i Musk erdhi një ditë pas publikimit nga Shtëpia e Bardhë të “Strategjisë së Sigurisë Kombëtare”, një dokument rreth tridhjetë faqe, i cili shpjegon qasjen e re të SHBA-së ndaj Europës.

Në pjesën e dokumentit të titulluar “Promovimi i Madhështisë Europiane”, theksohet lidhja jetike dhe strategjike mes SHBA-së dhe Europës, por gjithashtu evidentohet edhe rënia ekonomike e kontinentit.

Për shembull, në vitin 1990, Prodhimi i Përgjithshëm Bruto (GDP) europian në raport me botën ishte 25%, ndërsa sot ka rënë në 14%, duke treguar një ngecje të dukshme ekonomike.

Sipas analizës së ekspertëve amerikanë, problemi që Trump dhe aleatët e tij shohin, nuk është vetëm ekonomik. Shumë më shqetësues është “rreziku i zhdukjes së qytetërimit” në Europë.

Mes kërcënimeve kryesore, përmenden aktivitetet e Bashkimit Europian dhe organizatave të tjera transnacionale që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik, politikat e migracionit që po transformojnë kontinentin dhe krijojnë konflikte, censura e lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike, rënia e natalitetit dhe humbja e identitetit kombëtar dhe të besimit në vetvete.

Strategët amerikanë paralajmërojnë se, nëse ky trend vazhdon, Europa mund të humbasë identitetin e saj, brenda 20 vitesh ose më pak. Sipas Trump, qëllimi është që Europa të mbetet europiane, të rikthejë vetëdijen për qytetërimin e saj dhe të lërë pas “fokusin dështak mbi mbikëqyrjen e rregulloreve”.

Si recetë për të ndryshuar këtë trajektore, SHBA-ja ofron ndihmë për Europën, që të konkurrojë më sukses dhe të parandalojnë së bashku rritjen e rivalëve globalë, që mund të dominojnë botën.

Ky qëndrim i Musk, duke u mbështetur në linjën e Trump, thekson një vizion ku sovraniteti kombëtar dhe identiteti i shteteve europiane konsiderohen thelbësor për të ruajtur stabilitetin dhe fuqinë ekonomike e kulturore të Europës në dekadat e ardhshme.

Po ndodh...

ide