Broja del i mërzitur nga fusha, gjesti i veçantë të trajnerit Parker

6 Dhjetor 2025, 19:30 / SPORT ALFA PRESS

Broja del i mërzitur nga fusha, gjesti i veçantë të

Armando Broja ishte sot për herë të parë titullar në Premier Ligë me fanellën e Bërnlit, klub të cilit iu bashkua gjatë verës, në transfertë ndaj Njukasëll.

Nuk ishte një ndeshje e mbyllur me festë, pasi Bërnli u mund 2-1 dhe Broja nuk pat mundësinë të tundte rrjetën. Për më tepër, ai u sakrifikua shpesh në mbrojtje pasi ekipi i tij mbeti me 10 futbollistë që në minutën e 43-të pasi Pires u ndëshkua me të kuq.

Trajneri Parker nxori Brojën nga fusha e lojës në minutën e 86 të sfidës dhe futbollisti sigurisht që doli i mërzitur pasi nuk kishte dhënë kontributin që shpresonte.

Por Parker i doli para duke mbërthyer menjëherë sulmuesin me një gjest inkurajimi për atë që kishte parë nga sulmuesi shqiptar në fushën e lojës, duke treguar qartësisht se në klub po fillojnë t’i besojnë gjithnjë e më shumë talentit të Brojës duke pritur rikthimin e tij.

VIDEO

Po ndodh...

ide