Aksident i trefishtë në Korçë, 3 makina përplasen me njëra tjetrën
2 Tetor 2024, 13:28 / AKTUALITET

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në parkun “Rinia” në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale.
Duhet theksuar se kjo zonë është një nga zonat më të frekuentuara në çdo orë të ditës dhe në momentin e aksidentit kanë qenë të pranishëm shumë persona, por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë i lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë mjetet kanë devijuar në një rrugë dytësore pasi aktualisht rruga e parkut është bllokuar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

