Aksident në aksin Klos-Burrel, dy makina përplasen me njëri-tjetrin dhe më pas me motorin, dy persona përfundojnë në spital

4 Shtator 2025, 12:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Klos-Burrel, dy makina përplasen me

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel, janë aksidentuar me njëri-tjetrin dy automjete dhe një motomjet, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve dhe motomjetit, kanë mbetur të lënduar shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Po ndodh...