Aksident në aksin Levan- Tepelenë, furgoni i mallrave përplaset më atë të pasagjerëve, 6 të plagosur

4 Tetor 2024, 18:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Levan- Tepelenë, furgoni i mallrave përplaset

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh në Fier.

Një furgon mallrash dhe një pasagjeresh janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 disa pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

 

 

Po ndodh...