Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, përplasen 2 makina, detajet e para
9 Qershor 2024, 17:18 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin- Rrogozhinë.
Sipas burimeve bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.
Automjetet janë përplasur kokë më kokë, ndërsa siç duket në foto, pjesa e përparme e njërit prej tyre është dëmtuar totalisht.
Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz dhe ende nuk dihet shkaku i aksidentit.
Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Aksidenti ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, ku prej disa minutash nuk lëviz asnjë makinë.

-
Detaje/ Merr flakë në ecje automjeti në Vlorë
9 Qershor, 16:59 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


