Aksident në Lukovë/ I mituri me motomjet përplaset me automjetin

22 Dhjetor 2025, 17:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Lukovë/ I mituri me motomjet përplaset me automjetin

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 16:15 në Lukovë.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet që drejtohej nga një i mitur rreth 15 vjeç, shtetasi I. K., është përplasur me një automjet tip Mitsubishi, i drejtuar nga shtetasi Sh. M.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor.

Një motomjet që drejtohej nga shtetasi I, K rreth 15 vjeç, është përplasur me një automjet tip Mitsubishi, që drejtohej nga shtetasi Sh M.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi I.K, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.”, njofton policia.

Po ndodh...

ide