Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën

Seanca paraprake për dosjen “CEZ-DIA” dhe lobimin në SHBA ndaj Ilir Metës është shtyrë për datën 12 janar. Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se shtyrja erdhi për shkak të mospërputhjeve mes kërkesës së prokurorisë për kalimin e çështjes në gjyq dhe provave të paraqitura në dosje.
Sipas Cakranit, në aktet e dorëzuara nga prokurorët janë evidentuar prova që, sipas mbrojtjes, nuk janë të administruara fizikisht në dosje dhe nuk janë paraqitur në seancë. Ai tha se kjo situatë krijoi debat mes palëve dhe e bëri të pamundur zhvillimin normal të seancës.
“Në leximin akteve, zoti Meta konstatoi që ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova që janë aty të evidentuara, nuk janë të shënuara, të evidentuara fizikisht. Kjo bëri që sot seanca të kishte këtë lloj kompleksiteti ndërmjet zotit Meta dhe prokurorëve”, tha ai për mediat.
Avokati njoftoi gjithashtu se ditën e nesërme, 23 dhjetor, ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me prova shtesë për kërkesën e tyre për lirimin nga qelia të Metës.
“Nesër do paraqesim në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të tyre disa prova shtesë, që janë edhe raporti i fundit i Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar që po përdoret ndaj Meta një persekutim politik dhe ne nesër do t’ja vendosim në dispozicion GJK”, tha ai.
Dosja “CEZ-DIA” ka të bëjë me konfliktin mes kompanisë çeke CEZ dhe shoqërisë shqiptare DIA, e angazhuar për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike gjatë kohës kur CEZ operonte në Shqipëri. Pas prishjes së kontratës, çështja përfundoi në arbitrazh ndërkombëtar.
Prokuroria dyshon se zgjidhja e konfliktit në vitin 2013, përmes një marrëveshjeje mes shtetit shqiptar dhe CEZ, është shoqëruar me shkelje ligjore dhe favorizim interesash private. Në këtë kontekst, Ilir Meta akuzohet se ka pasur rol në vendimmarrje që lidhen me këtë proces, në kohën kur mbante funksione të larta shtetërore.
Veç çështjes “CEZ-DIA”, Ilir Meta akuzohet nga SPAK dhe për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
