“Kush s’paguante, kërcënohej me jetë”/ Goditet organizata italo-shqiptare e kokainës, 16 të arrestuar!

Një rrjet kriminal i trafikut të drogës, që vepronte midis Italisë dhe Shqipërisë është shkatërruar dhe janë kryer 16 arrestime. Gjeneronin 150 mijë euro fitime çdo muaj.
Operacioni u mbyll ditën e sotme në Pescara, ku u ekzekutuan të gjithë urdhrat e Gjykatës, me 9 persona në burg dhe 7 në arrest shtëpiak. Urdhrat u lëshuan nga Gjykatësi i Hetimeve Paraprake, me kërkesë të Zëvendës Prokurorit Publik të Pescara, i cili koordinoi dhe drejtoi të gjitha aktivitetet hetimore.
Disa prej të dyshuarve janë të skeduar në precedentë të mëparshëm penalë. Sasi të mëdha drogë u sekuestruan përgjatë një viti, kurse në flagrancë u kapën 2 kg kokainë. Provat e mbledhura bazohen në përgjimin e bisedave midis anëtarëve të grupit, kryesisht ato telefonike.
Hetimet nisën që në muajin mars të vitit 2024, gjë që u lejoi atyre të mbledhin prova serioze kundër individëve të shumtë që besohet se janë të përfshirë, në kapacitete të ndryshme, në një rrjet kompleks të trafikut të drogës, të drejtuar kryesisht nga shqiptarët.
Operacioni i koduar “MareMagnum”, merr emrin nga madhësia e zonës gjeografike të përfshirë, jo vetëm në qytetin e Peskarës dhe komunën aty pranë të Montesilvanos, por edhe provinca të tjera të territorit kombëtar, me degëzime që shtrihen deri në Shqipëri.
“Hetimi mbështetet në shërbime të synuara vëzhgimi mbi përdorimin e drogës, me vëmendje të veçantë ndaj të ashtuquajturës “elitë Pescara”. Këto hetime kanë zbuluar gradualisht një rrjet kriminal të strukturuar dhe me rrënjë të thella, të gjurmueshëm deri te individë me kombësi italiane dhe shqiptare, të cilët, ndonëse nuk veprojnë domosdoshmërisht në një mënyrë të koordinuar, janë megjithatë pjesë e një rrjeti marrëdhëniesh të dobishme për trafikimin e paligjshëm”, thanë autoriutetet pas operacionit.
Hetuesit zbërthyen skemën e trafikut dhe rolet, të gjithë zinxhirin e trafikimit të drogës, duke filluar nga nivelet më të ulëta deri në majë të organizatës.
Personazhe të dyshimta aktive në sektorë të ndryshëm të jetës ekonomike të qytetit, sipërmarrës të llojeve të ndryshme, profesionistë (avokatë, mjekë), pronarë restorantesh, tani të mbajtur nën kontroll nga një grup i madh trafikantësh droge, gjithnjë e më të organizuar.
Organizata kriminale, përfshinte një grup të larmishëm individësh : nga kriminelë shumë të rrezikshëm deri te tregtarë ambulantë, si dhe një bazë të madhe dhe të vendosur konsumatorësh.
Falë një fluksi të qëndrueshëm të shitjeve ditore, rrjeti gjeneronte të ardhura prej mbi 150,000 eurosh në muaj për kriminelët që vepronin në grup, informon media italiane.
Kriminelët nuk hezituan të përdornin masa të dhunshme për të zbatuar pagesat për dërgesat e drogës, ose për të ushtruar autoritetin e tyre brenda rrjetit të trafikimit të drogës.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
