Aksident në Lushnjë/ Makina përplaset me tabelën elektronike të karburantit, 2 të lënduar

Tre makina janë përfshirë në një aksident në autostradën që lidh Rrogozhinën me Lushnjën. Aksidenti ndodhi në afërsi të Kthesës së Grabianit.
Si pasojë e përplasjes, mjeti tip Range Rover ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti. Për shkak të aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Lushnjës.
Goditja ka qenë shumë e fortë, duke shkatërruar tabelën elektronike. Tabela nga ana tjetër ka qenë një mbrojtëse shumë e mirë për makinën, duke mos e lënë atë të godasë aparaturat e karburantit.
Nuk ka pasur persona të lënduar në makinat e tjera të përfshira në aksident, në një Audi dhe në një furgon. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në parakalim. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë ngjarjen.
-
-
Gjermani/ Vdes 7 vjeçari që u godit nga tramvaji
5 Maj, 20:35 -
-
-
Gjermani/ Vdes 7 vjeçari që u godit nga tramvaji
5 Maj, 20:35 -
-
-
Gjermani/ Vdes 7 vjeçari që u godit nga tramvaji
5 Maj, 20:35 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



