Aksident në punë, 24-vjeçari humb jetën në gurore në Vlorë

21 Maj 2024, 16:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në punë, 24-vjeçari humb jetën në gurore
Një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Vlorë. I riu, punëtor në guroren në fshatin, Brataj në Selenicë, është aksidentuar gjatë punimeve me skrep. Si pasojë ai është dëmtuar nga gurët dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në zonë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...