Aksident në Vlorë, drejtuesi i Toyotas përplas 83-vjeçarin. I moshuari përfundon në spital
21 Qershor 2024, 14:53 / AKTUALITET

Një aksident automobolistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor që lidh Peshkëpinë me Selenicën.
Mësohet se një 46-vjeçar, duke drejtuar një Toyota ka përplasur një të moshuar. Ky i fundit është dërguar për kurim në spital.
“Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, në afërsi të fshatit Lubonjë, shtetasi A. N., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin I. Xh, 83 vjeç (këmbësor) i cili do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
