Aksident tragjik në Drashovicë, dy viktima dhe një i plagosur rëndë
22 Mars 2026, 21:56 / AKTUALITET
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të diel, më 22 mars 2026, në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Ford”. Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, një person i tretë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128