
Aksidenti në Greqi ku humbi jetën një shqiptar, arrestohet drejtuesja 22-vjeçare, ja shkaku

Arrestohet në Greqi, drejtuesja e mjetit që dyshohet se drejtonte makinën e përfshirë në aksidentin rrugor, në orët e para të mëngjesit të së dielës, me pasojë vdekjen nje 47-vjeçari nga Tirana dhe plagosjen e 2 pasagjerëve.
Sic njoftojnë mediat greke, Drejtuesja e mjetit, 22 vjeçarja është arrestuar pasi ka ka kaluar në semafor të kuq.
Nga analiza e parë e alkomatorit rezultoi se 22-vjeçarja kishte pirë alkool mbi kufirin ligjor për drejtim mjeti dhe në shkallën e kundërvajtjes, pra afërsisht 0.70, ndërsa priten edhe rezultatet e analizave toksikologjike nga mostra e gjakut, siç është praktikë standarde në këto raste për një matje më të saktë.
Aksidenti ndodhi në Thivon Avenue kur një taksi është përplasur me një makinë, me pasojë vdekjen e taksistit, shqiptar nga Tirana, Gentjan Kamberi dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit të mjetit tjetër dhe dy pasagjerëve të tjerë, një djalë 24-vjeçar dhe një vajzë 24-vjeçare.
Makina që drejtonte 22 vjeçarja greke, e identifikuar Ekaterina Caci, ishte duke ecur me shpejtësi të madhe.
Në të ndodheshin edhe një shoqja e saj dhe shoku i saj, të gjithë të lindur në vitin 2001.
Efektivët e Policisë Rrugore thonë se drejtuesja e re mund të ketë shkelur edhe semaforin e kuq në kryqëzim, për pasojë ka rënë me dhunë në anë të taksisë, drejtuesi i së cilës, ka lëvizur në mënyrë të ligjshme.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128