Lufta në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

7 Mars 2026, 00:02 / BOTA ALFA PRESS

Lufta në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, duke theksuar nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe kthim në një “zgjidhje politike dhe diplomatike”, njofton Kremlini.

Gjatë telefonatës, Pezeshkian falënderoi Rusinë për solidaritetin dhe e informoi Putinin mbi zhvillimet e fundit në konfliktet në rajon.

Tensionet u përshkallëzuan që nga sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit të shtunën e kaluar, ku humbën jetën qindra persona, përfshirë liderin suprem iranian dhe zyrtarët e lartë ushtarakë.

Përgjigjja e Teheranit përfshiu sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe disa vendeve arabe që strehojnë objektiva të SHBA-së. 

 

Po ndodh...