Aksidenti në Unazën e Madhe/ Punonjësi i gardës në intubim, familjarët: Policia nuk jep asnjë sqarim

Një aksident ka ndodhur në segmentin e Unazës së Madhe pranë zonës së Liqenit të Thatë, ku mësohet se Gentian Pellushi është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Pavarësisht se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë procedurat e zakonshme, familja e Pellushit nuk është informuar mbi raportin e shkakut të aksidentit.
Një e afërme e të dëmtuarit tregon për JOQ se familja nuk ka marrë asnjë informacion mbi rrethanat e ngjarjes nga policia rrugore. Në aksident janë përfshirë edhe automjete të tjera, teksa informacioni i vetëm i dhënë në rrugë jozyrtare është se Pellushi është përplasur me bordurat kufizuese të rrugës.
DENONCIMI
“Përshëndetje! Ka ndodhur një aksident sot në autostradën e TEG-ut. Policia nuk na ka dhënë asnjë detaj për këtë aksident. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Zotëria që ka qenë në timon është Gentian Pellushi, punonjës i gardës. Ai është në gjendje kritike për jetën.
Unë jam kushërira e tij. Dua të di më shumë mbi shkakun e aksidentit. Gentiani është tek Ushtaraku në intubim. Ne nuk dimë asgjë sesi ka ndodhur ngjarja. Ata (policia) kanë thënë se është përplasur me bordurën, por aty ka edhe makina të tjera”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



