
Aksidenti tragjik ku ndërroi jetë i mituri, reagon policia: Në pranga dy shoferët e makinave

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për aksidentin fatal në Peqin, ku ndërroi jetë një i mitur.
Efektivët shprehen se kanë arrestuar dy drejtuesit e mjeteve që janë përfshirë në aksident, një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
“Elbasan/Informacion shtesë
Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128