Aksidenti tragjik në Berat, bashkëshorti pa gruan me fëmijën kur i përplasi “BMW-ja”

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar në Berat, ku një automjet përplasi për vdekje një 30-vjeçar, e cila ka qenë duke ecur bashkë me fëmijën e saj 2-vjeçar.
Viktima është shtetasja Lavia Gjata, e cila mësohet se ka qenë duke ecuar anash rrugës me fëmijën në krah në “Berat-Dimal”, në zonën e fshatit Moravë, kur është përplasur nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga 25-vjeçari A.Tafa.
Burime bëjnë me dije se skenën e tmerrshme e ka parë dhe bashkëshorti i 30-vjeçare, i cili ka qenë duke e pritur në krahun tjetër të rrugës Lavia Gjatën, së bashku me djalin e tyre.
Kur ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, 30-vjeçarja ka qenë pa shenja jete, teksa fatmirësisht fëmija 2-vjeçar ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.
Shoferi 25-vjeçar A.Tafa është shoqëruar në komisariat pas ngjarjes, teksa Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

