Aksidenti tragjik në Fushë Prezë, betonierja kishte ndaluar rrugës pa ndezur bllokazhin. Makina e të rinjve me shpejtësi….

20 Mars 2025, 16:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë, betonierja kishte ndaluar

Në një njoftim të dytë të bërë nga policia e Tiranës, pas edhe hapjes së kamerave të sigurisë, rezulton se betonjerja kishte ndaluar në rrugë dhe nuk kishte ndezur bllokazhin. Në po të njëjtin njoftim thuhet se makina e 4 të rinjve ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Nga ana tjetër, është arrestuar edhe Valentin Krrashi i afërm i shoferit të betonjeres, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

Po ashtu nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa pasur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

 

Po ndodh...