Aksidentohet çifti shqiptar në Itali, vdes 24-vjeçarja, foshnja e tyre në gjendje të rëndë

31 Gusht 2024, 15:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidentohet çifti shqiptar në Itali, vdes 24-vjeçarja,
Një aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fondit në Itali. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur jashtë rrugës.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën pasagjerja 24-vjeçare, ndërkohë që foshnja e saj disa muajshe dhe kunata ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Romës.

Bëhet me dije se shoferi i automjetit ishte një 22-vjeçar shqiptar, ku pasi iu nënshtrua testeve për alkool dhe drogë, rezultoi pozitiv duke u arrestuar nga policia italiane.

Vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e saktë të aksidentit

Po ndodh...

ide