Aksidentohet një tjetër autobus tek rrethrrotullimi i Saukut
27 Shkurt 2023, 17:59 / AKTUALITET

Një tjetër aksident me autobus ka ndodhur në Tiranë. 'JOQ' ka bërë publike pamjet nga aksidenti i urbanit i cili është përplasur tek rrethrrotullimi i Saukut. Aksidenti ka krijuar trafik në zonë.
Policia ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të plagosur dhe rrethanat e ngjarjes.
Ky është aksidenti i dytë me autobusët që ndodh brenda ditës në Tiranë. I pari ndodhi paraditen e sotme, në zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë. Autobusi i linjës së ‘Unazës’ goditi nga pas mjetet që kishte përpara. Për rrjedhojë autobusi e gjashtë makina private janë dëmtuar, ndërsa 9 qytetarë kanë mbetur të plagosur.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

