Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

Autoriteti i Mikqyrjes Policore (AMP) ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion policor në pikën kufitare të Kapshticës.
Sipas burimeve për media, kontrolle të imtësishme po kryen në një sërë automjetesh ndërsa është me dije se në njërin prej tyre është sekuestruar një sasi lënde narkotike, konkretisht 6 kg heroinë.
Deri më tani raportohet për disa persona të shoqëruar ndërsa në pranga ka rënë shoferi i automjetit ku është gjetur droga. Heroina ishte e presuar dhe e paketuar në formë çokollate.
Burimet bëjnë me dije se në këtë rast mund të jenë të përfshirë edhe punonjës të Policisë së Shtetit apo të strukturave të doganës në Kapshticë, të cilët dyshohet se kanë lehtësuar hyrjen ose daljen e drogës.
Kjo është ndër goditjet më të mëdha të muajve të fundit, burimi thotë për SYRI TV se aksioni është iniciuar nga agjencitë partnere, të cilat kanë intensifikuar kontrollet me agjetë të tyre në terren pasi dyshohet se strukturat e policisë së shtetit dhe doganat shqiptare dyshohet se janë vetë të përfshira dhe sabotojnë aksionet.
-
-
Kosovë/ Dështon për të 28 herë konstituimi i Kuvendit
7 Qershor, 12:34
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

