Aksion në Maliq/ Arrestohen 4 persona për baste sportive
29 Dhjetor 2023, 09:19 / AKTUALITET

Një aksion i mbrëmjes së djeshme nga komisariati i Maliqit ka rezultuar me arrestimin e 4 të rinjve dhe procedimin e një shtetasi tjetër.
Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal ‘play station’, i cili shfrytëzohej për baste sportive.
Nga kontrollet e kryera, 4 të rinjtë në telefonat e tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina. Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të procedohet në gjendje të lirë.
Janë sekuestruar telefonat dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione rradhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh.
-
Presor Mondi habitet me ata që festojnë pa lejen e Doktorit
29 Dhjetor, 09:10 -
Moti i keq “paralizon” Britaninë, tre viktima
29 Dhjetor, 09:02 -
Irani: Kemi ekzekutuar katër “sabotues” të lidhur me Mossadin
29 Dhjetor, 08:56 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




