Akulli shkakton probleme në aksin Burrel-Skuraj, disa mjete dalin nga rruga

30 Janar 2024, 12:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Akulli shkakton probleme në aksin Burrel-Skuraj, disa mjete dalin nga rruga

Temperaturat e ulëta kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Prania e ujit gjatë është kthyer në akull.

Problem për drejtuesit e mjeteve ishte segmenti në afërsi të ish bazës së asfaltit, ku e gjithë rruga ishte mbuluar nga akulli.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se janë përballur në befasi me praninë e akullit dhe se në orët e para të mëngjesit ka patur mjete që kanë dalë nga rruga.

Ata kërkojnë që firma mirëmbajtëse të bëjë kujdes dhe të kriposë vendet e rrezikshme ku ka prani akulli.

Aksi Burrel – Skuraj vijon të jetë problematik për shkak të amortizimit të asfaltit, por edhe prani të ngricave kryesisht në afërsi të urës së Ulzës dhe Shkopet.

 

Po ndodh...