Kalvari i babait tim për të na lënë një shtëpi dhe dyshekët me euro të politikanëve tanë!
Ai mori rrugët e Greqisë kur ishte vetëm 20-vjeç.
Pas 30-vjetësh punë arriti të ndërtoi një shtëpi.
Me shumë mundë e djersë vuri mënjanë ca para.
Me ato krijoi familje e na u përkushtua me shpirt që të na rrisë, edukojë e arsimojë. Bëri më të mirën e tij në jetë në këto vite.
Unë kuvendoj shpesh me tim atë. Ndodh që të kemi kuvenduar edhe për jetën e përditshme, njerëzit e thjeshtë, punën e ndershme, problemet e tyre, etj.
Dhe në mes të atyre bisedave ai më pyet: Si ka mundësi që njerëzit sot po pasurohen kaq shpejt, pa derdhur asnjë bulë djerse? Si ka mundësi më thotë që gjithë këto para që grumbullohen nga taksat e shqiptarëve fshihen nëpër sirtare e nëpër dyshekë; njerëz me makina të shtrenjta dhe pasurohen kaq shpejt soj e sorollap me rroga kaq të ulëta në këtë vend? Si ka mundësi më thotë që një zyrtar sot me një rrogë të caktuar mban në shtëpi qindra e mijëra euro plus ato nëpër llogari bankare. Ku shkojnë këto para dhe pse paradoksalisht jemi kaq të varfër?!
- Këta njerëz me pasuri dhe vjedhje kaq të madhe si e bëjnë gjumin rehat duke i rënë në qafë këtij vendi? Mua nuk më zë gjumi ndonjëherë po t'i kem thënë dikujt një fjalë të pamerituar, dhe jo t'i bëj keq një fshati, një qyteti, një shteti.
- Gjatë gjithë jetës sime kam punuar e vazhdoj të punoj me ndershmëri, dhe kur kujtoj sesa kam hequr për t'ju rritur e shkolluar, për të ndërtuar një shtëpi dhe një familje të shëndoshë vetëm Zoti ma diy- përfundoi ai.
Unë sërish heshta, kërrusa kokën dhe nuk i dhashë asnjë përgjigje, por vetëm tunda dy-tri herë turinjtë si shenjë miratimi të fjalëve që nxorri nga goja dhe u mbylla në dhomën time.
U ndjeva keq. Këto fjalë nuk ishte hera parë që i dëgjoja nga babai, për vuajtjet e tij dhe sakrificat që ka bërë në jetë. Në atë moment nuk e di pse u u ndjeva pa shtëpi, pa fe, pa atdhe, por të paktën një të mirë e kuptova për herë të parë nga babai: Që përkrah dhe përballë meje gjatë gjithë jetës, kisha pasur një njeri të ndershëm, puntor, shembull pune, shembull optimizmi dhe sakrificash për jetën.
Tani që drejtësia po iu kërkon të japin llogari për dyshekët me euro na thonë "fajin e ka populli".
Cili është faji i popullit në këtë rast, pse ka faj babai im?! Që njeriu mundohet të kontribuojë në vendin e vet, ku paratë me mundë e djersë arrinë t'i fitojë në një shtet tjetër?
Lind pyetja: Çfarë po sjellin për vendin këto "Reforma ndryshueshmërie" të lëshuara pa sistem ekonomik?
Përgjigjen e sjellin vetë situatat në të cilat ndodhemi sot përballë dyshekëve dhe privatizimeve të komplekseve.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128