Akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfundojnë në pranga tre persona në Vlorë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë, ka arrestuar tre shtetas për vepra të ndryshme penale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë. Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin E. B., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet, në rrugën “Pelivan Leskaj”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


