Ankth në mes të Athinës, shqiptari pushton zyrat e Sigurimeve Shoqërore dhe kërcënon me thikë!

9 Mars 2026, 14:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ankth në mes të Athinës, shqiptari pushton zyrat e Sigurimeve

Një incident ka ndodhur ditën e sotme (9 mars) në Greqi, ku në mes të Athinës, në ambientet e zyrave të EFKA-s (Departamenti i Sigurimeve Shoqërore), një 61-vjeçar shqiptar ka shkaktuar momente paniku dhe tensioni, duke kërcënuar me një stilolaps dhe një thikë.

Trazira është shkaktuar mëngjesin e sotëm në zyrat në “Rrugën e Pireut”, në Omonia.

Konkretisht, sipas informacioneve paraprake të “Protothema”, incidenti ka ndodhur afërsisht në orën 08:40, kur 61-vjeçari me origjinë shqiptare, ka pushtuar zyrat e EFKA-s dhe ka filluar të kërcënojë punonjësit me thikë shkrimi, për motive që ende nuk janë zbardhur.

Oficerët e policisë nga ekipi DIAS nxituan menjëherë në vendngjarje, të cilët arritën ta neutralizonin pa shkaktuar lëndime dhe dëme, sikurse edhe ta arrestonin të dyshuarin, informon media në fjalë.

Në fakt, raportohet se gjatë një kontrolli fizik, u zbulua se ai kishte në posedim edhe një thikë kuzhine.

Po ndodh...

ide