Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin

Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e Himarës, që ndodhet pas hekurave për akuzën e blerjes së votave, ndërsa ka caktuar detyrim paraqitje për Pandeli Kokaveshin i cili sipas avokatëve ka bërë transplant zemre disa muaj më parë.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Baleri është arrestuar pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzën e “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
Ai është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.
Belerin e kanë shoqëruar fillimisht në drejtim të komisariatit Himarë dhe më pas është dërguar drejt Vlorës. Bashkë me të janë shoqëruar avokati i tij personal dhe një tjetër pjesë e stafit të punës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


