Arrestohen vëllezërit Beqiraj/ Rrëfimet e tyre zbardhin bandat kriminale

4 Tetor 2022, 12:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohen vëllezërit Beqiraj/ Rrëfimet e tyre zbardhin bandat

Rrëfimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në polici ka zbardhur detaje për një bandë kriminale që vepronte në Durrës, duke zbardhur edhe shumë vrasje të tjera, përfshirë edhe atë të Erion Çelës. Në momentin që shkuan në Policinë e Shtetit për të denoncuar marrjen peng nga Agron Bejdolli, të dy kanë vendosur që të rrëfehen duke shkatërruar një grup kriminal, e duke dërguar 15 persona në burg.

Në deklaratën e tyre në Policinë e Shtetit, bëhet me dije se dy vëllezërit kanë dëshmuar se ishin kontraktuar për të vrarë Rrumin e Shijakut (Aleksandër Lahon), por mesa duket u diçka u ka shkuar keq.

Pas orësh të gjata në komisariat, ata u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë edhe për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur.

Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.

“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.

Kujtojmë se sot në pranga kanë rënë 15 persona, pjesë e një grupi kriminal, që solli dhe zbardhjen e krimit në Don Bosko.

 

 

Po ndodh...