Arrestohet 25-vjeçari shqiptar, konsumi i energjisë zbuloi fermën e kanabisit…
31 Tetor 2024, 17:50 / AKTUALITET

Një fermë kanabisi, e zbuluar në komunën e Lecrín në Spanjë nga Garda Civile Órgiva, çoi në pranga një 25-vjeçar shqiptar.
Ky i fundit u përpoq të arratisej, por u kap nga agjentët e policisë, që kishin rrethuar zonën.
Ferma e kanabisit u zbulua për shkak se godina ku ishte vendosur shpenzonte energji elektrike të barazvlefshme me 25 banesa të tjerë. Kjo çoi në dyshimet se një aktivitet i paligjshëm ndodhte në godinë, ndërsa Garda Civile u pajis me një vendim gjykate për të ushtruar kontroll.
Në godinë u zbuluan 506 bimë që kultivoheshin në 5 dhoma.
Gjatë kontrollit, me të gjitha pajisjet që funksiononin në të njëjtën kohë, teknikët e kompanisë elektrike matën 301 amper, një konsum i barabartë me atë të 75 shtëpive.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


