Arrestohet një grua serbe në Kosovë, akuzohet për spiunazh

28 Shkurt 2025, 22:03 / KOSOVA ALFA PRESS

Arrestohet një grua serbe në Kosovë, akuzohet për spiunazh

Një grua është arrestuar nga policia në Mitrovicë, për shkak të dyshimit se ka kryer kryer veprën penale “Spiunazh”.

Kosovapress raporton nga burimet e veta se e arrestuara ka inicialet J.Dj (J.Gj.) dhe vjen nga radhët e komunitetit serb. Agjencia ka siguruar edhe një fotografi të së arrestuarës.

E dyshuara për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, dhe se dyshohet se i ka shërbyer shërbimeve të inteligjencës serbe (BIA).

“Zyrtarë të OSBE-së po bëjnë presion që e dyshuara për spiune të lirohet menjëherë”, ka thënë i njëjti burim.

Detaje për këtë rast ka dhënë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Hoxha ka deklaruar se e arrestuara dyshohet për një aktivitet kriminal.

“Pak më parë kemi marr një informacion se një person i gjinisë femërore është arrestuar në pikën kufitare, për shkak që ka qenë e dyshimtë, për një aktivitet kriminal, edhe e njëjta do të përcillet për procedurë të mëtutjeshme nga Prokuroria Speciale”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka njoftuar se “pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës është arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale ‘Spiunazhi’, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.”

Sipas njoftimit të Prokurorisë,  me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, serbja e arrestuar është ndaluar për 48-orë.

Po ashtu, është bërë e ditur se njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera materiale.

 

Po ndodh...

ide