Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur në Fier
24 Maj 2025, 09:40 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier. Si pasojë e aksidentit, raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

