Automjeti përpl*set me autobusin në aksin Elbasan–Peqin, disa persona përfundojnë në spital
30 Prill 2025, 08:17 / AKTUALITET

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes një autoveture dhe një autobusi.
Si pasojë e përplasjes, autovetura është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit.
Paraprakisht raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
