EMRI/ Bie nga shkallët, humb jetën tragjikisht babai i dy fëmijëve
19 Mars 2024, 09:45 / AKTUALITET

Flogert Rroshi një 41-vjeçar shqiptar që jetonte në Cologna Veneta, në Veneto të Italisë, humbi tragjikisht jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale të ndodhur në shtëpi.
Rroshi kishte zbritur në katin e poshtëm të shtëpisë së tij për të pirë cigaren e fundit përpara se të shtrihej, siç bënte zakonisht. Më pas u dëgjua një zhurmë që zgjoi bashkëshorten e tij.
Duke menduar se kishte rënë një prej orendive të shtëpisë, ajo zbriti poshtë.
Por në fakt gjeti të shoqin në fund të shkallëve pa ndjenja.
U përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por pavarësisht përpjekjeve të saj dhe shërbimeve të emergjencës, për Rroshin nuk qe e mundur të bëhej asgjë.
-
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço paraqitet në SPAK
19 Mars, 09:12 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


