Banorët në Durrës protestë para bashkisë, kundërshtojnë zhvendosjen në periferi

Banorët e pesë pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës janë ngritur në protestë, pasi nuk pranojnë të transferohen në banesat që janë caktuar në periferi. Protesta po zhvillohet para bashkisë së Durrësit, ku banorët shprehen se ky proces po vijon me standard të dyfishtë.
Banorët e lagjes nr.5 kundërshtojnë zhvendosjen në periferi pasi theksojnë se duan të jenë aty edhe ku kanë pasur banesat. Të paktën pesë përfaqësues pallateve janë bërë bashkë para bashkisë dhe kundërshtojnë këtë vendim.
Ndërsa një banore u shpreh: “Pallati jonë nuk ka pasur viktima. Pallati jonë nuk prishur ende. Ne nuk kemi marrë asnjë sqarim deri tani. Në kërkojmë që të prishet dhe ngrihet sërish pallati aty ku është”.
Banorët theksuan se do të vijojnë me protestat, pasi nuk do të lejojnë që t’u grabitet prona e tyre.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


